Vlorë, turistët preferojnë zonat historike jo plazhin
Pushuesit ditorë kanë shfaqur interes të posaçëm për zonat historike të Vlorës. Të ardhur kryesisht nga Kosova, turistët thonë se tek sheshi apo muzeu i pavarësisë, shohin të shkuarën historike të formimit të shtetit shqiptar.Edhe pse na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në Vlorë plazhet ende nuk janë populluar.Infrastruktura e rënduar rrugore, për shkak të bllokimit të aksit Skelë-Uji ftohtë ku po punohet për ndërtimin e Lungomares dhe trafiku i rënduar i akseve dytësore ka privuar bregdetin nga pushuesit.Ndërkohë ka nisur të ketë më shumë interes gjatë kësaj periudhe për pjesën historike të Vlorës. Sheshi i flamurit dhe muzeu i Pavarësisë kanë qënë objekt interesi për pushues ditore kryesisht nga Kosova.Turist: “Kam ardhur kolektivisht me punëtorët e komunës. Na pëlqen Shpallja e Pavarësisë”.Turist: “Gjithmonë kosovarët kishim një nostalgji për Vlorën”.Punimet për Lungomaren në Vlorë, kanë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin Skelë-Uji ftohtë ./Oranews.tv/