Kryebashiaku i Londrës merr vendimin e parë në detyrë: ul çmimin e transportit urban

Sadiq Khan, i cili ka vetëm tre ditë që ka marrë detyrën si Kryebashkiak i Londrës, ka bërë tashmë publike planet për ndryshimet radikale në transportin publik.Khan do të prezantojë tarifën e tij një orëshe “Hopper”, e cila do ti lejojë të gjithë londinezët të bëjnë dy udhëtime me autobus me çmimin e njërit për një 1 orë.Tarifa e re do të prezantohet në shtator të këtij viti. Të gjithë pasagjërët të cilët përdorin karta Oyster ose karta krediti do të kursejnë 1.50 paund.“Hopper” ishte pjesë e fushatës së Khan, megjithatë plani për të ishte që të kishte udhëtime pa limit në autobuset e Londrës brenda një ore.Zyra e Kryebashkiakut tha se ky vision nuk është i mundur për shkak të teknologjisë së kufizuar që përdoret në Transportin Publik, por duke ndjekur përmisim në vitin e ardhshëm, plani mendohet të hyjë në fuqi të paktën në vitin 2018./Oranews.tv/