Kokëdhima pa mandat, Rama: Arsye më shumë për reformë reale në drejtësi
Kryesocialisti, Edi Rama, mblodhi grupin parlamentar këtë të martë me nje deputet më pak, pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima.Kryetari i PS-së, Edi Rama dha një përgjigje të shkurtër kur u pyet nga Ora News për vendimin e Gjykatës.Rama: Unë nuk komentoj vendimet e Gjykatave. Thjesht nënvizoj që në këndvështrimin tim ai vendim është një arsye më shumë për mua dhe për ne të bëjmë një reformë të drejtë reale në sistemin e drejtësisë.Pas këtij qëndrimi ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha që akuzoi Kryeministrin se kërcënoi gjyqtarët.Basha: Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtesi Rama: që të shpëtonte Kokdhimën e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koccon. Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, sicc bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses te cilet i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojtën paratë e publikut.