Masiviteti, nismë ligjore për kategorizimin dhe licencimin në zejtari
Kategorizimi i zejeve do të ndryshoj pas 7 viteve, pasi në listën ekzistuese përfshihen zanate që nuk kanë të bëjnë me zejtarinë.Sektori i zejtarisë ka informalitetin më të lartë, pasi autoritetet shtetërore nuk kanë informacion se sa zejtarë ka në vendin tone për shkak se mungojnë strukturat, ligji dhe mekanizmat për regjistrimin dhe licencimin e tyre.Ministria e Mirëqenies Sociale dhe rinisë nëpërmjet një drafti, synon rregullimin e zejtarisë si një veprimtari ekonomike.Eduart Shalsim, deputeti i PS: Do të duhet të dalë një listë e veçantë në vijim të këtij ligji me çfarë ne do të konsiderojmë zejtari?Genta Prodani, Drejtore e Politikave, MMRS: Nuk ka informacion se sa zejtarë janë në Shqipëri dhe nuk ka informacion se saj janë profesionistë. Lindi si nevojë nga biznesi për të hartuar një ligj të tillë për zejtarinë.Opozita kërkoi rishikim të ligjit për të shkurtuar burokracitë e regjistrimit të tyre, ndërsa deputet të mazhorancës ngritën shqetësimin se tregu dominohet nga produkte false.Genc Ruli, deputet i PD: Mos hajdeni me këtë kornizë ligjore kaq të vjetër për arsye se nuk përputhet me asnjë parim që kemi ne. Në fund të fundit, edhe zejtaria i nënshtrohet tregut të lirë. Zejtaria duhet të ketë mbrojtje nga prodhimi masiv dhe false. Ka shumë zbukurimet që shiten sikur janë produkte të bëra në Shqipëri nga zejtaria, në fakt janë prodhime masive në Kinë.Artan Gaçi, deputet i PS: Nuk gjen gjurmë të kësaj zejtarie, nuk gjen gjurmë të kësaj tradite, por kemi përfunduar tek disa “kinezlliqe”për punime me një shije banale të flamurit./Ora News/