Pollo në Berat: Ne numërojmë investimet, opozita Kryeministrat
Kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Beratit, njëkohësisht Ministër i Inovacionit dhe TIK, z. Genc Pollo, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në bashkinë e Urës Vajgurore të rrethit të Beratit, i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i PD-së, z. Lefter Maliqi.Në këtë takim, veç të tjerash, deputeti Pollo ka shprehur edhe një herë synimin e Partisë Demokratike për mandatin e katërt të deputetit në këtë qark.Duke folur për investimet e kryera këto vite në këtë bashki Ministri Pollo tha ndër të tjera: “Në verë inagurojmë Unazën e Shpiragut, me përfundimin e rrugës Bistrovicë. Ne numërojmë investime që ndryshojnë jetesën e njerëzve, opozita numëron kryeministrat në hije që sot kanë vajtur deri në copë 3.”