"Dialogu në errësirë" mbërrin edhe në Shqipëri
Biznesi social është sektori kyç që shihet në vend si nismë për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, fermerëve dhe të rinjëve për të ngitur një aktivitet ekonmik.Projekti "Dialog në errësirë" i referohet mundësive që mund të kenë verbërit për tu punësuar nga këto biznese solli në Tiranë Ambasadorin e Biznesit Social në Botë, Prof. Andreas Heinecke.Sipas projektit këta persona shërbejnë si guida për vizitorët e zakonshëm me të cilët ndryshojnë rolet: njerëzit që shohin shoqërohen nga guidat e verbër në mjedise ku mbizotëron errësira e plotë dhe janë pikërisht të verbërit ata u japin siguri dhe një ndjenjë orientimi njerëzve "normalë" gjatë eksperiancave që zgjasin rreth një orë. Gjatë 25 viteve të fundit "Dialogu në errësirë" është krijuar në më shumë se 30 shtete dhe 130 qytete në të gjithë Europën, Afrikën, Lindjen e Mesme, SHBA, që nga fillesa e tij në 1988.Më shumë se 7 milion vizitorë kanë përjetuar eksperiencën e "Dialogut në errësirë" duke ndikuar edhe në punësimin e mijra shoqëruesve të verbër dhe trajnues.