Bulevardi, Berisha: Fillon një epokë e re për Tiranën

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të bulevardit të Tiranës. Kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se do të përcaktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit për bulevardin e Tiranës."Sot kjo mbledhje trajton çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me Tiranën. Qeveria vendos të hapë siparin e transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit. Sot përcaktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit të bulevardit të Tiranës, të transferimit të stacionit të trenit, të ndërtimit të terminalit të trenit dhe të pasagjerëve në Tiranë” tha kryeministri.Berisha ka ironizuar edhe deklaratat e kryesocialistit Rama duke theksuar se bënte si qaraman, duke mashtruar qytetarët se qeveria nuk i jepte fonde.“U ankohej qytetarëve që qeveria s’më dha fonde, i them se qeveria i dha tre herë më shumë fonde se qeveria e tij dhe këtë e bëmë për Tiranën, po ku shkuan fondet, ato u përdorën për shndërrimin e bashkisë në sipërmarrjen e partisë, u punësuan 5 mijë vetë, u bënë rroga, firma të paguara nga ai famozi nënkryetar, që firmoste në emër të PS, dhe rrugët nuk u ndërtuan, e dorëzoi bashkinë me rrugë e rrugica baltë që s’panë asfalt menjëherë” tha Berisha.Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se qeveria do të vendosë edhe për përgjysminin e taksave për turizmin."Në përputhje me premtimet duhet të bëhet përgjysmimi i të gjitha detyrimeve të të gjithë industrisë turistike të vendit. Ne mbajmë fjalën tonë. Turzimi është degë kryesore e ekonomisë” u shpreh Berisha.