Mblidhen shefat e mbrojtes së Ballkanit, Nishani: Të bashkëpunojmë për sigurinë
Për herë të parë në Tiranë po mban punimet e saj konfereca e shtatë e shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së vendeve të Ballkanit.Këtë konferencë e përshëndeti edhe president i republikës Bujar Nishani,i cili theksoi se luftrat nuk janë më rrezik për rajonin, por sifidat janë të mëdha. Sipas Nishanit lufta kundër terrorizmit ideologjik dhe sulmet kibernetike mbetën rrezik potencial pasi ato mund të përzihet edhe me krimin e organizuar.“Gjasat për konflikte të mirëfillta ushtarake në rajonin tonë janë reduktuar ndjeshëm, por të ashtuquajturat rreziqe asimetrike, të përfaqësuara nga përhapja e Armëve të Dëmtimit në Masë, terrorizmi ideologjik dhe sulmet kibernetike, mbeten ende sfida të rëndësishme për rajonin tonë dhe mbarë botën. Për më tepër, rreziqet e mësipërme bëhen më të prekshme, kur shoqërohen me krimin e sofistikuar ndërkombëtar dhe trafikimet e paligjshme të të gjitha llojeve, nga substancat e paligjshme tek qeniet njerëzore” tha Nishani.Ndërkohë më pas konferenca ka vijuar punimet pa praninë e medias për të prezantuar raportet vjetore të mbledhura nga puna e përbashkët.Ndërsa në përfundim të konferencës, shefat e Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit do të firmosin Deklaratën e Përbashkët, një dokument zyrtar që finalizon punën dhe projektet e realizuara.