Auditim “rrufe” nga Ministria e Brendshme, tension në njësinë nr.2

Një auditim i rrufeshëm nga Ministria e Brendshme në njësinë bashkiake Nr. 2 në kryeqytet, ka krijuar një situatë të tensionuar në zyrën civile të këtij institucioni.Në njësinë 2, e cila drejtohet nga kryetari Elez Gjoza, i forcës politike LSI ndodhen një grup auditimi nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që punonjësit bëjnë me dije se brenda ndodhet edhe një punonjëse e gjendjes civile dhe asnjë nuk është në dijeni se cfarë po ndodh.Një punonjëse e gjendjes civile bën me dije se Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për këtë rikthim auditimi, ndërkohë që sipas saj grupi i auditit prej 5 punonjësve po mban ‘peng” brenda gjendjes civile një punonjëse, pasi të tjerët janë larguar. Sipas punonjëses nuk është njoftuar për auditimin në këtë Njësi.