Kreu i KLSH takon dy homologë: Forcim bashkëpunimi me Poloninë e Slloveninë
Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj priti ne një takim zyrtar Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, z. Jacek Jezierski dhe Presidentin e Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë, Dr. Igor Šoltes, me rastin e dekorimit te ketyre te fundit nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani me “Medaljen e Mirenjohjes”.Kjo medalje jepet per kontributin e larte te dy Presidenteve te institucioneve supreme te auditimit te Polonise dhe Sllovenise ne rritjen e kapaciteteve te audituesve te KLSH-së, me trajnime ne fushen e auditimit financiar, te performances dhe te perputhshmerise.Leskaj i falënderoi te dy Presidentet dhe u shpreh i sigurte ne vijimin e bashkëpunimit, sipas motos se INTOSAI "Nga eksperienca e perbashket perfitojne te gjithe".Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, Jezierski dhe Presidenti i Gjykatës së Auditimit të Sllovenisë, Dr. Šoltes vlerësuan progresin e vërejtur ne performancen e KLSH-së dhe u shprehen te gatshem te kontribuojne edhe ne te ardhmen.