PAK çel fushatën, Rama: Nuk do t`ju tradhëtoj kurrë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ka premtuar sot personave me aftësi të kufizuar se nuk do t`I tradhëtoj kurrë por do të angazhohet për përmirësimin e jetës së tyre.Ndërsa ka marrë pjesë në hapjen e fushatës së partisë Personat me Aftësi të Kufizuara, kryesocialisti Rama premtoi se pasi opozita të vijë në pushtet nuk do të merret asnjë vendim pa u konsultuar më parë me ta."Mundimi juaj për të zhvilluar fushatën është i shumëfishtë ashtu do të jetë edhe respekti i Parisë Socialiste për ju. Unë nuk ju premtoj se ferri juaj do bëhet në parajsë por ju premtoj se nuk do t`ju tradhëtoj kurrë” theksoi Rama.Rama theksoi më tej se vendi i ngjan sot një invalidi të ulur në karrocë, që lufton me mish e shpirt për t’ia dalë e për të ecur.“Populli shqiptar është sot i ulur në karrocë për shkak të mungesës së një qeverie që t’i japë mundësi të vrapojë drejt së ardhmes i lirë dhe i barabartë si gjithë popujt e Evropës. E hoqën edhe këtë ligj, e anuluan si shprehjen më kuptimplotë të shurdhërisë karshi jush dhe mungesës së respektit për ju. Do kthejmë në fuqi ligjin që asnjë vendim rreth jush nuk do merret pa ju, pa ju dëgjuar, konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju” tha Rama.