Plumba 24-vjeçarit në Lezhë, plagoset Klevis Prenga, u sulmua në makinë

Bresheri automatiku jane leshuar ne drejtim te nje mjeti tip “Golf” ne te cilin ndodheshin 3 persona, njeri prej te cileve femije.Ngjarja eshte shenuar ne lagjen “Gurra” te qytetit te Lezhes, ndersa nga plumbat ka mbetur i plagosur Klevis Prenga 24 vjec nga fshati Barbullojë e Lezhes, i cili eshte transportuar menjehere ne drejtim te Spitalit Ushtarak.I plagosuri ishte ndaluar per te blere tek nje dyqan prane rruges dhe sapo ka qene duke hyre ne makine eshte qelluar me bresheri automatiku ne drejtim te tij. Autoret e ngjarjes kane qene duke levizur me nje automjet me xhama te zinj dhe pasi kane qelluar mbi 24 vjecarin Prenga jane larguar menjehere.Plumbat kane prekur edhe nje tjeter automjet qe qendronte i parkuar, por fatmirësisht pa lenduar ndonje person tjeter. Nuk dihen ende motivet e kesaj ngjarjeje, ndersa dyshohet se shkak eshte bere nje konflikt qe i plagosuri ka patur me nje tjeter person, per te cilin policia nuk ka bere te ditur ende emrin e tij.Uniformat blu jane vene ne kerkim te automjetit ku udhetonin autoret, ndersa ka marre ne pyetje disa deshmitare te rastesishem qe kane qene ne vendngjarje ne momentin qe ka ndodhur plagosja.