Berisha: Subvensione më të mëdha për fermerët
Kryeministri Berisha ka premtuar investime të mëtejshme në infrastrukturë si dhe rritjen e subvensionimeve për fermerët.Në një townhall me fermerët dhe bizneset bujqësore në komunën Gjegjan në Elbasan, kryeministri Berisha theksoi se bujqësia mbetet prioritet në qeverinë e tij.“Ndodhem këtu për të dëgjuar kritikat, sygjerimet, propozimet tuaja me të cilat ne kemi një qëllim të pasyrojmë programin tonë. Dua t`ju garantoj ju, çdo fshatar dhe fermer të këtij vendi që ne jemi interesuar që ju të prodhoni më shumë, që ju të begatoheni më shumë. Për ne bujqësia dhe degët e saj, zhvillimi i tyre janë vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk e imagjinojmë dot Shqipërinë e zhvilluar me fshat të pazhvilluar dhe në këtë projekt ne kemi përqëndruar mbi 60 përqind të buxhetit vetëm në infrastrukturë rrugore sepse ajo përbën një kusht themelor për suksesin tuaj. Aty ku shkon rruga shkon tregu dhe biznesi, aty lind besimi që prodhimet do mund ti shesë në treg dhe po nuk i mori Elbasani do ti marr Tirana me tunelin që po ndërtohet. Ju do të keni infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qytetit. Ju do të keni ujë dhe sistem vaditjeje dhe për të gjitha këto qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka. Këto janë infrastrukturë jetike për zhvillimin e bujqësisë. Ne vijmë këtu tek ju shumë të bindur se projekti i granteve që ne filluam në 2007 është një histori e vërtetë suksesi. Fillimisht kam hezituar, sepse druaja shpwrdorim, por doli sukses ” tha Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu premtoi ulje të kostos së prodhimit si dhe rimbursim me para në dorë të fermerëve.Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu se do hartohet një kuadër ligjor për emigrantët të cilët kërkojnë të hapin një biznes në Shqipëri.“Po përpunojmë një kuadër të plotë ligjor për emigrantët. Emigrantët që vijnë në Shqipëri 3-5 vjet biznesi i tyre të çliruar nga çdolloj takse. Sipas projekteve do të zbusim kredinë. Ndërhyjmë për të ulur përqindjen e pagesës së bankës. Çdo material, që importon nga jashtë një emigrant do jetë pa TVSH, pa 20%. Punëtorët e rinj për 3 vjet pa asnjë detyrim për sigurime shoqërore. Akciza, nëse përdoret nafta, do rimbursohet para në dorë”, theksoi Berisha.Berisha:Do vijojmë mbjelljen e ullinjve“Kemi mbjellë 1540 ha ullishte. Ulliri më i sigurti për t’u lënë nipërve dhe stërnipërve tanë. Jemi vend me ulli. Kemi bërë studime për këtë. Mund të mbjellim deri në 50 milionë rrënjë ulli. Nuk do ndalemi për këtë. Çfarë rezulton në Elbasan? Fermerët mbjellin 4 herë më shumë me fondet e tyre. Kemi subvencionuar 50 ferma me lopë race për qumësht. Do fusim mishin. Në 4 vitet që vijnë se nga 57 milionë dollarë që kemi dhënë deri tani do kalojmë në 156 milionë dollarë. Do përpiqemi që gjithë shqiptarët të përdorin vaj ulliri, të kapim tregun e Kosovës, Maqedonisë” tha Berisha.Berisha: Po të mos isha kardiolog, do isha fermerKryeministri Sali Berisha ka ndarë me fermerët e Elbasanit edhe një nga pasionet e adoleshencës.“Po të mos isha kardiolog do isha fermer se e kam dashur shumë dhe e dua shumë. Punë e lodhshme por punë dinjitoze dhe e kënaqshme sa më nuk bëhet” tha Berisha.