Plagoset gjatë punës një minator në minierën e Bulqizës
Rikthehen aksidentet gjatë punës në minierën e Bulqizës. Një minator ka mbetur i plagosur sot nga shembja e një masivi gurësh, teksa punonte në galerinë 41 të minierës.Agent Balla, 24 vjeç është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.Vitet e fundit miniera e Bulqizës ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë ka qenë shqetësimi kryesor i minatorëve, të cilët disa herë kanë organizuar protesta, që janë kulmuar edhe në greva urie.Megjithë premtimet e zyrtarëve, në pellgun mineralmbajtës të Bulqizës veprojnë dhjetëra subjekte private të pa licencuara, që cilat nuk zbatojnë kushtet minimale të sigurisë teknike, duke vënë çdo ditë në rrezik jetët e dhjetëra minatorëve.