Dollapi: Jo dënime kolektive por ndërprerje individuale të energjisë për debitorët
Administratori i CEZ shpërndarje Sait Dollapi ka deklaruar sot se nuk do të ketë dënime kolektive për abonentët të cilët nuk kanë paguar faturat por ndërpreje individuale të enegjisë elektrike.Në një prononcim për mediat teksa inspektoi punimet që po kryhen në rrjetin shpërndarës në zonën e Selvisë, Dollapi garantoi se do të vijojë puna për ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme."Dënimet kolektive janë histori e harruar. Nuk është në konceptim e kompanisë që të bëhen dënime kolektive, por nuk do të furnizohet asnjë konsumator i cili nuk paguan faturat e energjisë. Sot çdo konsumator që do të gjendet në rrjetin e shpërndarjer, do t`i ndërpritet energjia. Kjo punë do të vijojë në mënyrë të pandërprerë deri në kthimin në normalitet të rrjetit të shpërndarjes” theksoi Dollapi.Ai ka theksuar më tej se gjatë periudhës që ka marrë në menaxhim CEZ-in janë bërë investime të mëdha në përmirësimin e rrjetit.“Sot jemi në qendër të Tiranës por duket sikur jemi në një zonë informale pasi ka 4 vite që nuk është vënë dorë dhe nuk janë bërë investimesi dhe nuk janë prerë lidhjet e paligjshme. ERE bën vlerësimin e performacës dhe sipas të gjitha treguesve ka një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e kompanisë dhe ky është serizoiteti i të gjithë stafit” u shpreh Dollapi.Sipas administratorit të CEZ punimet në rrjetin e shpërndarjes kanë një vlerë prej 30 milionë lekë të reja.