Holtkemper- të rinjve: Mos e shisni votën!

“Mos e shisni votën! Nuk është ide e mirë të shesësh votën gjatë zgjedhjeve” .Ky është mesazhi që i ka përcjellë të rinjve ambasadorja gjermane Carolla Holtkemper gjatë vizitës në shkollën e mesme “Aleks Buda” në Laprakë.Ambasadorja nuk dha të tjera detaje nëse ka patur sinjale ku mund të jetë abuzuar me votën e të rinjëve, duke ofruar para por u shpreh se mesazhe të tilla të drejtëpërdretja do i ndihmojnë 18 vjeçarët ta njohin dhe respektojnë këtë të drejtë kushtetuse.Ambasadorja Holkemper, mbajtin qëndrimin edhe për situatën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku palët nuk po gjejnë më konsenus për të plotësuar vendet vakante në këtë instuticion. Holkemper tha se për fat të mirë nuk ka asnjë incident parazgjedhjeve por KQZ duhet të funksionojë e plotë.Ambasadorja Gjermani Holkemper ndoqi me interes të gjitha fazat e një proces zgjedhor të 18 vjecarëve në shkollën "Aleks Buda" në Laprakë.Të rinjtë paraqitën ide-programet e tyre duke evidentuar problemet në shkollë dhe më pas duke propozuar edhe zgjidhje. Më pas improvizuar votim dhe numërim. Ky është një program i Këshillit të Evropës "Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë" për ti shërbyer 150 mijë nxënësve që votojnë për herë të parë.