Nis riveshja e superstradës, segmenti Lezhë-Milot do të kthehet në parametra optimale
Eshte dashur qe te ndodhin dhjetra aksidente me pasoje fatale per jeten qe ne segmentin rrugor te superstrades Milot-Lezhe te risveshet per tu rikthyer ne parametra optimale.Autoriteti Kombetar i Rrugeve ka nisur te zbatoje projektin per riveshjen e superstrades Lezhe-Milot me gjatesi rreth 15 km, ndersa fondi prej 310 milion leke eshte investim i buxhetit te shtetit.Inspektori i mirembajtes prane Autoritetit Kombetar te Rrugeve per veriun, Luigj Shyti,ka deklaruar se me kete investim do te krijohen lehtesi te medha per te gjithe drejtuesit e automjeteve.Krahas cilesise dhe garancise qe do te kete ky segment pas ketij investimi, Fatjon Pashi, inxhinieri i punimeve ka siguruar se punimet do te perfundojne para afatit, qe shmang edhe pikun e fluksit te automjeteve gjate sezonit turistik.Gropat e shumta te hapura pergjate superstrades Lezhe-milot ishin kthyerne makthin e drejtuesve te automjeteve, ndersa eshte dashur qe te nise fushate elektorale qe qeveria shqiptare te nderhyje per riparimin e kesaj superstardes, ndersa punimet pritet te perfundojne brenda qershorit.