Nisin incidentet e para zgjedhore në Shkodër, dhunohet zyra elektorale e PS

Dhunohet zyra elektorale e Partise Socialiste ne Shkoder. Ka qene vete shefi i komisartiatit te policise Shkoder, Bese Palamani, dhe shefi i uniformave Blerim Laçi te shoqeruar nga dhjetra efektive te policise te cilet kane dhunuar dhe shoqeruar forcerisht ne komisariat 2 aktivistë te Partise Socialiste.Deputeti i Partise socialiste, Tom Doshi, ka deklaruar se keto jane manovra qe perdorin militantet e veshur me uniforme per te friksuar simpatizantet dhe aktivistet e PS.Qe në oret e para te mengjesit prane kesaj zyre elektorale jane vendosur forca te policise dhe civileve.Situata ka qene e tensionuar ne disa momente kur po vendoseshin flamuj elektoral te Partise Socialiste e megjithate ne momentin e shoqerimit uniformat blu nuk kane dhene asnje sqarim te ligjshem te ketij shoqerimi.