Berisha prezanton kandidatët në Lezhë: Socialistë e demokratë, të bashkohemi për integrimin
Nga jugu i vendit, Partia Demokratike është zhvendosur drejt veriut, ku ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë në qarkun e Lezhës. Kryeministri Berisha në fjalën e tij, duke marrë spunto nga pjesmarrja masive e qindra qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës në tubim, deklaroi se ky është starti më madhështor i fushatave të Partisë Demokratike në 20 vite.
Ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen përgjatë gjithë këtyre viteve të forcës politike që ai drejton, Kryeministri u rifreskoi memorien lezhianëve rreth premtimeve të premtuara dhe mbajtura prej qeverisë së tij.“Mirënjohje për mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve, për këtë miting madhështor. Në këto 20 vite ky është starti më madhështor i fushatave tona, po mblidhemi dhe festojmë si në ’92. Atëherë kishim vetëm besimin dhe shpresën për ëndrrat tona, sot mblidhemi me më besim dhe shpresë se kurrë. Këto vite ne kemi ndërtuar rrugë moderne. Mblidhemi këtu se me mundin, djersën tonë kemi ndërtuar dhe rindërtuar shkolla për nxënësit tanë, me paratë e taksave tuaja 2-fishuam rrogat dhe pensionet. E kemi shndërruar Lezhën në një nga rajonet turistike më tërheqëse të Shqipërisë dhe rajonit, mblidhemi për të festuar ato që do bëjmë katër vitet që vinë, do krijojmë dhjetëra mijëra vende pune në Lezhë, Mirditë, Kurbin dhe kudo. Mblidhemi me besim të madh se iniciativa jonë e lirë do të begatojë cdo ditë e më shumë familjet tona, veten tonë, Lezhën dhe Shqipërinë. Mblidhemi me besim të madh tek Lezha se katër vitet që vinë me këtë infrastrukturë moderne do të 2-fishojë turizmin e saj. Mblidhemi në nderim të njëri-tjetrit, këto vite në rrugën tonë drejt Europës na prin dhe frymëzon përjetësisht Skënderbeu. Ne ja dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të firmosim marrëveshjen e stabilizim-asocimit, të lëvizim pa viza, të meritojmë statusin e vendit kandidat, por u bllokua për tre ligje” deklaroi Berisha.E ndërsa në pankinën e skuadrës së tij të kandidatëve për këtë qytet numëron edhe ish deputetin e larguar nga PS, tashmë kandidat në siglën blu, Gjovalin Kadeli, Kryeministri e ka shfrytëzuar mjeshtërisht duke lëshuar një thirrje në drejtim të gjithë qytetarëve të këtij qarku, të të gjitha bindjeve politike, të distancohen nga qëndrimi antieuropian i rivalit të tij politik.“Nga kjo tribunë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve demokratë, socialistë dhe qyetarë pa parti të bashkohemi sëbashku për integrimin.Socialistë të Lezhës dhe Shqipërisë në mendjen tuaj nuk qëndrojnë ide antieuropiane, ato ekzistojnë vetëm në mendjen e atij që ka ozurpuar PS. Në selinë rozë ka lumenj fjalësh, shpifjesh, trillimesh, por nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë tani teorinë e Shqipërisë së gënjeshtërt. Jeton në autobusine tij mavi me xhama të errëta dhe nuk sheh asgjë. Edi Rama mori peng statusin. Me tre ligjet që mbajte peng ti privove shqiptarët nga pasaporta e vendeve me status të vendit kandidat në BE, privove fermerët nga subvencionet, nga dhjetëra mln euro investime. Z. Rama, këtë asnjeri s’ja ka bërë vendit të tij, por nëqoftëse ti për një moment do dilje para varrit të Skëndërbeut imagjino se cfarë do të thoshte shpirti i tij” theksoi Kryeministri.Lideri i selisë blu më tej shpalosi dhe ofertën e “Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim për mandatin e ardhshëm, ku premtoi edhe një plan për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm të lezhianëve.“Pak ditë më parë inaguruam impiantin e pastrimit të ujërave. Katër vitet që vinë me një projekt të ri do garantojmë ujë 24 orë për të gjithë zonën e Lezhës. Katër vitet që vinë në atë zonë do bëjmë gjithcka të mbjellim 10 herë më shumë shegë dhe drufrutorë. 23 qershori po vjen, zotohem para jush se 4 vjecari që vjen do krijojë 250 000 vende pune në mbarë Shqipërinë, me taksat që kemi hequr biznesi në Lezhë dhe Shqipëri do njohë hov të madh, me 3- ishimin e granteve për fermerët do rrisim me 30% të punësuarit në bujqësi, me dyfishimin e investimeve për turizmin do rrisim me 20% të punësuarit në këtë sektor. U bëj thirrje emigrantëve të vinë në vendin e tyre, të investojnë pa taksa dhe detyrime 3-5 vjet. Operatorët e turizmit i garantoj për përgjysmimin e taksave. Do ndërtojmë cdo shkollë dhe rrugë, autostradën me katër korsi Shkodër- Lezhë, do përfundojmë rrugën kombëtare Milot-Lezhë” përfundoi Berisha.