Bashkia e Tiranës, Ramës: Para se të premtosh, kërko ndjesë për ato që s’bërë në 11 vjet
Para se të premtosh, kërko ndjesë për ato që nuk bërë në 11 vjet. Reagimi vjen nga Bashkia e Tiranës për kreun e PS Edi Rama lidhur me deklararat e tij gjatë takimit me banorët e Kombinatit. Në deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës i bën thirrje Ramës të zbresë nga autobusi i tij dhe të hipë në ata të Kombinatit, të cilët i la në mjerim.“Zoti Rama, zbrit nga autobusi yt dhe hip në autobusat e rinj të Kombinatit që i lë në mjerim. Sot në Kombinat po përfundojnë disa investime dhe 10 të tjera janë në projektim. Zoti Rama, para se të premtosh, kërko ndjesë për ato që nuk bërë në 11 vjet. E kuptojmë largimin tënd nga bashkëbisedimi dhe moskandidimi në Tiranë se nuk përballesh dot me bilancin tënd 11-vjeçar”thekson zyra e shtypit të Bashkisë.Kryetari i PS gjatë takimit me banorë të njësisë nr 6 në Tiranë, sulmoi punën e pasardhësit të tij në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar një Kryebashkiak vetëm në kutinë e televizorit dhe asgjë më shumë.“Problemi më i madh që ne kemi me qytetet tona është infrastruktura arsimore dhe sociale, kur drejtonim Bashkinë e Tiranës kemi bërë shumë në këtë drejtim, por qeveria ka refuzuar ti japë troje Bashkisë për të ndërtuar cerdhe dhe shkolla, ka privatizuar asetet publike për klientët, miqtë e me radhë. Do e ndryshojmë këtë qasje, jemi të vendosur tu japim lagjeve mbështetjen për të funksionuar si qëndra komunitare. Në 8 maj ndryshoi drejtimi i Bashkisë, por deri sot kemi një kryetar Bashkie vetëm në kutinë e televizorit dhe asgjë më shumë. Janë hapur rrugë dytësore me kohë dhe akoma s’po mbarojnë.Këto janë pasoja e një drejtimi që buron nga vjedhja e votës”theksoi Rama.