Rama: Saliu po e çon vendin drejt humnerës financiare

Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverisë se e ka çuar vendin drejt humnerës financiare ndërsa  ekonomia shqiptare nuk është rritur prej 5 vjetësh.Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se ka një rritje dramtike të deficitit buxhetor i cili sipas tij është më i larti në 5 vjet dhe 2 herë më i lartë se 4 vitet më parë. Të ndalim me votë këtë rrugë të rrënimit. E kuptoni se sa e domosdoshme është rilindja."Jam sot këtu për t`ju thënë disa të vërteta dramatike që bazohen në shifrat zyrtare dhe ato janë shumë larg realitetit mbytës për sipërmarrjen e madhe dhe të vogël në Shqipëri. Që prej janarit të 2011 janë mbyllur 19 mijë biznese që do të thotë mbyllen 23 biznese në ditë, ose 1 në orë. Ndërkohë të dhënat fiskale të 4 mujorit tregojnë se të ardhurat në buxhet nga TVSH, që është treguesi më domethënës janë më të ulta në 5 vitet e fundit. Janë edhe më të ulta sesa në 2009 kur kjo qeveri grabiti votat dhe i dha vetes një mandat të dytë, ndërkohë që vetëm prej inflacionit duhet të ishte 10 përqind më shumë. Ekonomia ka 5 vjet që nuk rritet asnjë milimetër por përkundrazi tkurret" tha Rama.Rama theksoi më tej se biznesi i vogël po shkon drejt rrënimit ndërsa të ardhurat  nga taksat janë më të ultat e këtyre viteve."Biznesi i vogël është në rrugën e rrënimit të mëtejshëm ku me rret zvarrë prej vitesh nga kjo qeveri  dhe po shkatërrohet cdo ditë. 27.4 përqind, thuajse 1/3 më pak të ardhura nga taksa e biznesit të vogël sesa në 2009. Një rënie e tmerrshme që tregon rrënimin e biznesit të vogël në Shqipëri. Vlera e shtuar mbi xhirot dhe xhiroja e biznesit të vogël që ka pasur rënie tregojnë se gjendja e biznesit të vogël është dramatike” tha Rama.Ndërsa u kërkoi shqiptarëve që të ndalin me votë rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë, Rama premtoi se pas ardhjes së PS-së në pushtet biznesi do të rilindë.“Ekonomia duhet të rilindë duke filluar nga rilindja e biznesit të vogël, ne do vendosim lirinë e konkurrencës në rrugën e sipërmarrjes së madhe në 100 ditët e para të qeverisjes” tha Rama.