Përgjysmimi i tarifave, fluks për pagesën e taksave të makinave
Rritet fluksi i qytetarëve që paguajnë taksat e makinave pas hyrjes në fuqi të ligjit për përgjysmimin e tyre.Ermal Ademi, Përgjegjës i sektorit të taksave në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor sqaron se vetëm gatë ditës së djeshme kanë paguar taksat mbi 1200 qytetarë ndërkohë që më të interesuarit kanë qenë ata që kanë pa shlyer taksa nga vitet e kaluara.Ndër të tjera Ademi i bën apel të gjithë zotëruesve të automjeteve që të përfitojnë nëse nuk kanë paguar taksat e vitetve të kaluara. Afati për këta qytetarë është deri në 30 qershor të këtij viti.Përveç efekteve pozitive që pritet të sjellë kjo taksë si rezultat i rritjes së arkëtimeve nga ana tjetër efekti në buxhet vlerësohet të jetë rreth 2.5 miliardë lekë më pak. Formula e llogaritjes të taksës së automjeteve mbetet e njëjta me të vetmin ndryshim që kushdo që ka një detyrim për të paguar tashmë do të paguajë vetëm gjysmën e shumës së mëparshme