KQZ shtyn ngritjen e ZAZ 59 në Fier

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për rishqyrtim të ambjenteve për ngritjen e vendit të numërimit të votave në  ZAZ 59 në qarkun e Fierit.Gjatë debateve mes përfaqësuesve ligjore të partive politike në Komisionin Qëndor të Zgjedhjeve, duke iu referuar kësaj VNV , përfaqësueis i PS-së Genc Gjonçaj ka kërkuar ngritjen e saj në një vend tjetër nga ai i propozuar nga amnistrata. Pretendimin e tij  përfaqësuesi i PS-së e argumentoi me faktin se kjo zonë ka qenë burim konflikti politik në zgjedhjet e shkuara.Për përfaqësuesin e  PD-së Njazi Kosovrasti nuk mund të merret në konsideratë fakti se çfarë ka ndodhur në të kaluarën në një zonë të caktuar për sa kohë strukturat shtetërore janë në kapacitet të plotë. Megjithatë palët ranë dakort që për këtë qendër të verifikohen të gjitha opsionet, ndërsa u miratua ngritja e 7 VNV  për qarkun e Durrësit dhe 2 VNV për qarkun e Shkodrës.Një tjetër debat  mes përfaqësusve politik në KQZ lidhet me miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private,  ku është theksuar që të hiqet dorë nga ngritja e këtyre qendrave në objekte militantësh.Po ashtu Komsisioni  Qëndor i Zgjedhjeve votoi me katër vota projektvendimin për miratimin e 42 Vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve OSBE/ODIHR,  sëbahsku me 33 përkthyes si dhe projekt-vendim për miratimin e 10 vëzhguesve të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), dhe 2 përkthyesve për zgjehdjete 23 Qershorit .