Mediu prezanton në Shkodër kandidatët për deputetë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu prezantoi në Shkodër kandidatët për deputetë. Lista e PR në këtë qark kryesohet nga dekani i fakultetit juridik në universitetin e Shkodrës, Gasper Kokaj.Në fjalën e tij, Mediu vuri theksin tek mbrojtja e pronës private dhe lirisë së njeriut, duke nënvizuar se në një shoqëri demokratike, këto dy të drejta janë të pandashme.Më tej në fjalën e tij, Mediu theksoi se për republikanët familja është thelbi i shoqërisë dhe si e tillë është shtylla kryesore e programit të Partisë Republikane.