Gjykata shtyn për nesër gjyqin ndaj Dritan Dajtit, mungojnë avokatët

Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit vijon ritualin e zakonshëm të shtyrjeve. Avokatët nuk paraqiten në seancë ndërsa vetë i pandehuri akuzon gjykatën për zvarritje të procesit dhe më pas largohet nga salla.Ashtu si edhe në seancat e kaluara dhe sot në gjyq nuk u paraqitën avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata.Ndërsa vetë i pandehuri Drita Dajti nga kafazi i hekurt ka akuzuar gjykatën për shtyrjen e procesit gjyqësor.“Në çfarë bazash ligjore gjykata kërkon të zgjedh një avokat, kur këtë të drejtë e ka ajo vetë” tha Dajti dhe është larguar nga salla.E ndodhur në këto kushte Gjykata e ka shtyrë seancën gjyqësore për nesër në mesditë.Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë prej më shumë se 1 viti  asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit.Shumë nga avokatët e caktuar nga trupi gjykues, kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajti shënon një prej rekordeve më të mëdha të zvarritjes së një procesi, vetë i pandehuri ka zgjedhur të largohet seance pas seance nga salla duke “ia lidhur” në këtë mënyrë duart drejtësisë.