Arvizu: SHBA, e shqetësuar për mosfunksionim të plotë të KQZ-së
KQZ mbetet për SHBA shqetësimi kryesor që lidhet me zgjedhjet e 23 qershorit. Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me kreun e PS Edi Rama faktoi se pëtej këtij shqetësimi, SHBA do vijojë përkjetet për ti dhënë sa më parë zgjidhje kësaj situate.Edhe në prononcimin e tij pas 30 mintuash bisedë me liderin e selisë rozë Edi Rama, diplomati i lartë amerikan riktheksoi zhgënjimin e SHBA-së që vendet e KQZ-së nuk janë plotësuar ende, dhe njëkohësisht rikonfirmoi se do vijojë takim për të bindur partitë të gjejnë gjuhën e kompromisit.Sipas ambasadorit, SHBA-të janë duke ndjekur me shumë vëmendje çdo deklaratë që vjen nga liderët e partive për këtë çështje, por shton se pavarësisht deklaratave, palët janë ende larg një marrëveshjeje.I pyetur nga “Ora News”, diplomati amerikan konfirmoi se takimet në kuadrin e negociatave janë zhvilluar edhe me parti të tjera.“Unë mendoj se rregullat e lojës e përcaktojnë se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të plotësuar KQZ. Kemi folur me PS do e bëjmë dhe me parti të tjera këtë gjë. Jo me z Berisha nuk kemi folur, por kemi qenë në kontakt me Partinë Demokratike" theksoi Arvizu.Ambasadori u përcoll pas këtij takimi nga sekretari për çëshjtet zgjedhore,Damian Gjiknuri, i cili tha se çështja e KQZ-sëmund të zgjidhjet vetëm në Parlament."PS-ja është e hapur për çdo zgjidhje që do të bënte të mundur funksionimin e KQZ-së sipas ligjit. Ne e kemi thënë që jemi të përgatitur që të shkojmë në zgjedhje edhe me këtë komision sepse për ne zgjedhjet përfundojnë në vendin e numërimit të votave. KQZ-ja duhet të kthehet në Parlament pasi Parlamenti është vendi ku u cënua legjetimiteti i këtij komisioni” u shpreh Gjiknuri.Pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës nga KQZ-ja ky komision vijon punën vetëm me 4 anëtarë dhe pse ndërkombëtarët kanë apeluar në mënyrë të përsëritur që ky intitucioni t`i kthehet sa më parë funksionimit normal.