Basha: Respektojmë çdo limit kohe në ndërtimin e rrugëve

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin e 2 blloqeve të banimit në njësinë nr 4 në kryeqytet. Banorët janë shprehur të shqetësuar se në këtë zonë nuk është ndërhyrë nga administrata e mëparshme e bashkisë dhe se rrugët janë tërësisht të amortizuara.Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se projekti për rikualifikimin e këtyre blloqeve të banimit parashikon punime deri në 10 muaj për asfaklimin e rrugëve, ndërtimin e troturave,kanalizimet dhe hapira të gjelbërta.Basha garantoi dhe një herë qytetarët se Bashkia do të përfundojnë brenda afateve, duke iu përgjigjur kështu socialistëve që e kanë lënë këtë lagje në këtë gjendje për 11 vjet dhe kërkojnë që kjo punë të kryhet për dy muaj.“Natyrisht, i kuptoj disa këshilltarë të z. Rama të cilët të pezmatuar kërkojnë përfundimin e projekteve brenda dy muajve, projekte që nuk përfunduan për 11 vjet, për sa kohë z. Rama ishte kryetar i Bashkisë por kjo vjen sepse ai kishte prioritete të tjera dhe nuk kishte prioritet problemet e qytetarëve. Ndërkohë, Bashkia siç e shikoni, në çdo moment, në kohë fushate apo jo vazhdon të kryejë detyrat e veta, vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj qytetarëve, do të vazhdojë ta bëjë këtë dhe nëpërmjet këtij përkushtimi, përmes avancimit me projektet tona do të realizojmë të gjithë premtimet, në raport me cilësinë e jetës së qytetarëve, në raport me kthimin e Tiranës në një qytet ku jetohet, punohet dhe shijohet më mirë jeta” theksoi Basha.Ndërhyja në infrastrukturë do të bëhet me një sipërfaqe prej  12 ha dhe investim prej 137.7 milionë lekë.