1 vit nga tragjedia e Himarës, qirinj dhe lule para universitetit të Elbasanit

Sot shënohet 1 vit nga tragjedia e Himarës ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studentë të universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit.Për të kujtuar 11 studentët të cilët humbën jetën në këta aksident të rëndë, janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj përpara Universitetit të Elbasanit.Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 21 majit të vitit të kaluar kur kur autobusi me 45 studentë i nisur nga Elbasani ra në një nga humnerat e Himarës. 11 vajza, shoferi dhe i fejuari i njërës prej studenteve humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën rëndë.Ndërkohë të mbijetuarat e aksidentit organizuan një protestë ku kërkuan dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit.Ndërkohë në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu shkruan: “Sot kujtojmë humbjen tragjike të një viti më parë të 12 studentëve të rinj. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet dhe miqtë e tyre”