Rrëshqitje gurësh, bllokohet rruga nacionale Vlorë-Sarandë

Bllokohet rruga nacionale Vlorë-Sarandë. Rrëshqitja e një masivi gurësh nga mali në asfalt, ka cuar në bllokimin e këtij segmenti rrugor në km e pestë të saj, në vendin e quajtur “Kalaja”.E gjithë situata ka krijuar një anomali në qarkullimin e mjeteve, ku dhjetëra makina qëndrojnë të bllokuara prej disa orësh, duke krijuar radhë të gjata në të dyja anët e rrugës.Në vendngjarje gjenden forca të shumta të policisë, ndërsa po punohet me fadroma për hapjen e rrugës nacionale që lidh dy qytetet bregdetare.