Deklaratat e Naços, Meta :Objektivi ynë fitorja, koalicioni në sintoni të plotë

"Objektivi kryesor i LSI-së është fitorja e aleancës opozitare më 23 qershor dhe njëkohësisht arritja e një rezultati historik. Lidhur me deklarata të caktuara mendoj se ato nuk na shmangin nga objektivat që kemi. Koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit”.Kështu është shprehur kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ndërsa është pyetur rreth deklaratës së Nasip Naços në Berat se pas 23 qershorit ai do të bëhet kryeministër i Shqipërisë.I pyetur nga "Ora News" nëse gjatë marrëveshjes me Edi Ramën është folur apo vendosur për kryeministrin e ardhshëm pas 23 qershorit, Meta u përgjigj se është rënë dakort plotësisht që doktori të mos jetë më kryeministër.“E dyta është fitorja e opozitës së bashkuar dhe diferenca do jetë mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me normat dhe rregullat e demokracisë, marrëdhëniet me PS janë konstruktive, edhe me forcat e tjera të koalicionit dhe do vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit që t’i qëndrojnë besnik paramive që u firmosën” u shpreh Meta.I pyetur në lidhje me akuzuat e kryeministrit në Gjirokastër se ai kërkon të marrë PS-në dhe karrigen e kryeministrit Meta u përgjigj:“Berisha nuk ka vullnetin të votojë 3 ligjet pasi është i kompleksuar që ky propozim vjen nga LSI-ja dhe LSI-ja është pjese e opozitës dhhe për ti shmangur këtij propozimi kalon në marifete të tilla”.Kreu i LSI-së Meta ka ripërsëritur apelin drejtuar kryeministrit Sali Berisha që të pranojë propozimin e tij për miratimin e 3 ligjeve për integrimin para zgjedhjeve ndërsa hyrja në fuqi e tyre të bëhet pas tyre.