KLD miraton akt-vlerësimin përfundimtar për 10 gjyqtarë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi mbledhjen e radhës nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z.Bujar Nishani, i cili siguroi edhe një herë gjatë fjalës së tij, se emërimet në sistemin gjyqësor do jene mjaft transparente dhe do të bazohen në respektimin aftësive dhe të integritetit të gjyqtarëve.Këshilli pasi shqyrtoi kërkesën e Shkollës së Magjistraturës dhe pasi diskutoi cështjen, vendosi përcaktimin e 8 (tetë) vendeve vakante për kandidatët për magjistratë, profili gjyqtar, që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2013-2014.Më pas, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u zhvillua ceremonia publike e betimit të gjyqtarit Selim Kryeziu, i emëruar në Gjykatën e Apelit Shkodër, me dekret të Presidentit të Republikës Nr.8181, datë 17.052013, sipas propozimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Vendimin Nr.320, datë 03.05.2013.Në vijim të mbledhjes anëtarët e Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutuan në lidhje me procedurën që do të ndiqet në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative. Në diskutimin e Tij, Presidenti i Republikës Bujar Nishani u shpreh se:“Në vijimin të një procesi transparent, duhet të përcaktojmë qartësisht, jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për opinionin publik, të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative”.Anëtarët e Këshillit theksuan rëndësinë e përzgjedhjes se kandidatëve konformë kërkesave të ligjit.Këshilli miratoi disa kritere mbi bazën e të cilave do të përzgjidhen gjyqtarët në Gjykaten e Apelit Administrativ, sic është : kualifikimi i kandidatëve të cilët kanë marrë mbi 90 pikë (pra 91 pikë e lart) në testimin seleksionues dhe më pas pikëzimi i këtyre kandidatëve referuar vendimit nr.269/2, datë 27/09/2010 të KLD “Për rregullat e hollësishme përsistemine pikëzimit të detyrueshëmpër zbatim, në rastine përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimine vendeve vakante në gjykatat e apelit dhe gjykatat përkrime të rënda”.Në lidhje me këtë proces, Këshilli vendosi që për të gjithë kandidatët në fjalë të kërkohet informacion zyrtar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nëse janë konstatuar parregullsi në deklarimin e pasurisë dhe interesave privatë nga këta gjyqtarë. Kjo do të bëjë të mundur që Këshilli të përzgjedhë si anëtar të gjykatës Administrative të Apelit, vetëm gjyqtarë me integritet moral.Po kështu në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vijoi mbledhjen e tij me miratimin e aktit të vlerësimit përfundimtar për 10 gjyqtarët e mëposhtëm:- Agim Ferizaj, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës- Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës- Arben Mullaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë- Arjana Caco, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë- Amarildo Laçi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda- Tritan Hamitaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës- Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë- Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë- Entela Prifti, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë- Markeljan Koça, gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor DurrësNdërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shpalljen e 1 (një) vendi vakant për inspektor, pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, delegimin e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë Ilir Përdeda për të kryer përkohësisht detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate si dhe rishpalli vendin vakant për Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.Këshilli vendosi edhe për hedhjen e shortit për delegimin e disa gjyqtareve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ku ato janë emëruar për të ushtruar aktivitetin gjyqësor.