Rama në Twitter:Berisha bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2013, 14:40
Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me akuzat e kryeministrit Berisha nga Gjirokastra.Në mesazhin e tij, kryesocialisti Rama i ka cilësuar si gënjeshtra akuzat e kreut të qeverisë."Bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën! Ndalet në Berat gënjen. Ikën në Vlorë gënjen. Zbret në Gjirokastër gënjen. Dhe rrudhët përditë! S`di të fitojë pa vjedhur, s`di të qeverisë pa vjedhur, s`di të ikë ndryshe veçse duke iu përvjedhur të vërtetave të hidhura të keqqeverisjes!...” shkruan Rama.Ai ka shtuar se Berisha do gënjejë dhe një muaj e do ikë si gënjeshtari më i madh që shqiptarët patën ndonjëherë mbi krye. “23 qershori vota e ndëshkimit e Rilindjes” thekson Rama.