Konventa e PS-së vijon ditën e dytë, prezantohet programi
Partia Socialiste vijon sot ditën e dytë të Konventës zgjedhore nën moton: “Bashkë për një fitore plebishitare.Konventa vazhdon sot punimet me prezantimin e programit të PS-së nga kreu i kësaj partie Edi Rama.Në fjalën e tij ditën e djeshme, kryesocialisti Rama theksoi se programi i PS-së është një program i detajuar në shërbim të skuadrës dhe ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve që duan të jetojnë me punën e tyre dhe familjen e tyre.Gjatë paradites së djeshme krerët e partive, pjesë e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" bënë thirrje dje për të votuar më 23 qershor për rilindjen e Shqipërisë nën një qeverisje me në krye kreun e PS-së Edi Rama.Në ditën e parë të Konventës zgjedhore, u prezantuan aleatët e Partisë Socialiste si dhe kandidatët e saj për 12 qarqet e vendit.Konventën e përshëndeti përmes një letre edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli i cili kërkoi rrotacion dhe fitoren e opozitës së bashkuar më 23 qershor.Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh dje se më 23 qershor do të mbyllet kapitulli i rrënimit. Ai theksoi se bashkimi i së majtës do t`i kthejë vendit të drejtën e qeverisjes nga shumica.