Nishani: Transparencë për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative
Këshilli i Lartë i Drejtesisë ka nisur mbledhjen e sotme me fjalën e presidentit Bujar Nishanii cili premtoi transparencë në emërimin e gyqtarëve të Gjykatës Administrative.“Në vijimin e një procesi transparent duhet të përcaktojmë qartësisht jo vetëm për gjyqtarët por edhe për opinionin publik të gjitha procedurat e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative” theksoi Nishani.Ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, theksoi se misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtarëve dhe jo prodhimi në mënyrë të përsëritshme i tyre."Këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë.Ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020, prandaj edhe unë e gjej të pranueshëm këtë numër. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020", tha ministri Halimi.