Censusi 2011, INSTAT prezanton të dhënët për prefekturat

Popullsia shqiptare është ulur me 8% brenda 10 viteve.Të dhënat e detajura janë bërë publike nga INSTAT ku thesohet se kryeqyteti ka rritjen më të madhe të popullsisë me 25%,  ndërkohë që Gjirokastra ka pasur ulje  më të madhe në rang vendi me 36%.

 Ndërkohë përsa i përket moshës së banorëve në bazë të qarqeve Kukësi ka moshën më të re rreth 30 vjeç,  kjo e ndikuar prej lindjeve të shumta në këtë zonë. Gjirokastra ka moshën më të vjetër rreth 40 vjeç e ndikuar kjo nga emigrimi dhe lindjet e pakta.

Një e dhënë interesante e censusit është edhe përkatësia gjinore, ku Dibra ka numrin më të lartë të meshkujve dhe Tirana numrin më të lartë të femrave.

Përqëndrimi i  minoriteteve greke dhe maqedonase sipas të dhënave të censusit është më i madh në qarkun e Korçes dhe të Gjirokastrës.

Qarqet me analfabetizmin më të madh vlerësohen të jenë Lezha dhe Elbasani.

INSTAT ka botuar 12 volume me të dhëna për çdo qark të Shqipërisë, të cilët kanë shifra të detajuara  në disa fusha kryesore. Këto të dhëna do të ndihmojnë në krijimin e politikave zhvillimore në rang qarku.