Rama: Aleanca jonë kompakte, kryeministri do zgjidhet sipas Kushtetutës
Kreu i PS-së Edi Rama e ka cilësuar programin e PS-së si programin më të detajuar që ndonjë forcë politike ka hartuar gjatë këtryre 20 viteve demokraci.Në një prononcim për mediat para fillimit të ditës së dytë të konventës zgjedhore, Rama theksoi se pala tjetër s`ka program por kopjon programin e PS-së."Sot është dita e dytë e konventës zgjedhore, që i kushtohet e gjitha programit, progrsmit më të detajuar që një forcë politike ka pasur në një ballafaqim zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar prandaj I ftoj qytetarët ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit tonë sepse vetë programi është i gjatë për tu shtjelluar. Ndërkohë pa dyshjim në ditët që do vijnë do ti vëjmë më dispozcion qytetarëve edhe librin e programit. Pala tjetër nuk ka programe por i kthehet vetevetes dhe bën shtesë pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh. Ndërsa ne kemi të qartë se çfarë do të bëjmë" tha Rama.I pyetur në lidhje me deklaratat e Nasip Naços në Berat për Metën si kryeministër, kryesocialisti Rama u përgjigj se kryeministri zgjidhet sipas Kushtetutës dhe vullnetit të popullit."Asnjë diversion mbi fjalime apo fjali të thënë mes entuziazmit të fushatës nuk funksionon, aleanca jonë eshtë kompakte PS është forca udhëheqëse e kësaj aleance në sintoni të plotë me LSI si pjesë e boshtit dhe mos kini as merakun më të vogël se kush do të jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për tu zgjidhur bazuar mbi çfarë thotë kushtetuta dhe vullneti i popullit, më vjen keq po nuk kemi ç’të shtojmë edhe pse tani Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të shkojë kudo ku sheh mundësi për të peshkuar dhe po peshkon në tokë të thatë” tha Rama.Rama i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me një artikull të publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph” se ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’i japë konsulencë PS-së në qeverinë e ardhshme shqiptare."Mos bëni krahasime as në pikëpamje të shpenzimeve sepse të jeni të sigurtë që vullneti i Tony Blair për të ndihmuar qeverinë e re të Shqipërisë nuk ka çmim për të mirat që do të sjellë. Ne do të realizojmë një kontratë që nuk do të rëndojë në buxhetin e shtetit. Për momentin kemi një marrrëveshje të bazuar në dëshirën e palëve për të bashkëpunuar për të mirën e shqiptarëve” tha Rama.