Berisha takon banorët e Koshovicës: Votoni Kserën dhe do ju mbështes në çdo projekt

Pas inaugurimit të rrugës Llongo-Koshovicë, në Gjirokastër, kryeministri vizitoi fshatin Koshovicë, ku u takua me banorë dhe bashkëbisedoi me ta mbi problematika të jetës së tyre të përditshme.“Koshovica, ka të gjitha vlerat e një fshati të mrekullueshëm turistik që duhet vizituar” u shpreh kryeministri, duke vlerësuar panoramën e jashtëzakonshme që ofron ky fshat, që tashmë e ka bërë lehtësisht më të arritshëm rruga e sapoinauguruar. Kryeministri garantoi se projektet për rrugë të reja do të shtrihen në çdo fshat të zonës, duke nxjerrë kështu më në pah bukuritë natyrore, si dhe potencialet e jashtëzakonshme turistike të tyre.Kryeministri premtoi gjithashtu se investime të reja në të gjitha fushat, bujqësi, turizëm, arsim, etj, do të ofrohen gjatë 4 viteve që vijnë për Koshovicën, Gjirokastrën dhe jugun në tërësi. Kryeministri ftoi banorët që ti besojnë përfaqësuesit të tyre, zotit Spiro Ksera, si avokat dhe mbrojtës i denjë i interesave të tyre."Ne kemi disa projekte të mëdha, por një nga më të mëdhatë është projekti i bujqësisë. Nga viti 2007 e deri më sot ne kemi financuar 42 mijë fermerë, për ullishta, vreshta, dele, sera dhe shumë gjëra të tjera. Ju lutem të bëni gjithçka për të aplikuar për çfarëdo që të doni ju për të krijuar fermat tuaja blegtorale, bujqësore, agrobiznes dhe çfarë të dëshironi dhe ne me përparësi do tu financojmë dhe në këtë mënyrë ne valorizojmë , bëjmë të vlefshme tokën tonë. Rrisim mirëqenien. E thashë dhe në takim, shumë nga djemtë tuaj , punojnë në bujqësi sepse kushte janë më të mira atje. Ejani këtu që së bashku të krijojmë kushtet më të mira. Ne hoqëm çdo lloj takse dhe do rimbursojmë gjithçka që ju përdorni për prodhim. Ai që merr një traktor ne do ti japim tvsh që ka paguar. Gjithashtu për plehrat kimike, fidanët, kimkikatet e çdo gjë që ju duhet ne do tu rimbursojmë tvsh, përveç projektit, pra e ul 20 % çmimin me këtë. Këtë, përfaqësuesin tuaj, ju bëj thirrje ta votoni sepse ky ka qenë avokati juaj kryesor dhe unë ju them që ky është njeri me dinjitet, njeri me integritet. Unë gjithnjë kam patur marrëdhënie shumë të mira edhe me PBDNJ, kam patur marrëdhënie të shkëlqyera me të ndjerin Vasil Melo, marrëdhënie shumë të mira me Vangjelin. Po një gjë, politika, nuk mund të jetë pazar. Po e bërë politikën si pazar mund të zgjidhësh ndonjë gjë për karrigen tënde, por për njerëzit nuk zgjidh asgjë. Spiro nuk bënë pazare, ai vjen dhe shtron çështje si për Koshovicën dhe për çdo zonë tjetër të minoritetit. Prandaj mënyra se si vepruan këtë herë disa forca të tjera, nuk është në interes të minoritetit,të përçajë votat. Dhe gjithçka për pazare. Unë ju them ju se ata sollën këtu Anastasin, i cili nuk është minoritar dhe këtë ma ka thënë Pangalosi, të cilin e kam patur mik dhe më ka thënë se ai nuk është minoritar. Pra si në asnjë zgjedhje tjetër, kandidatët për minoritetin, përveç Spiros, për të cilin edhe njëherë ju garantoj se është njeri me integritet, të gjithë të tjerët i bënë çështje pazari. Ta votoni dhe unë ju jap fjalën zoti kryetar se do ju mbështes në çdo projekt që keni. Do të zhvillojmë turizmin, pasi ky është një vend nga më të bukurit. Do të bëjmë gjithçka të shfrytëzojmë potencialet. Në je doni të bëni projekt për të mbjellë arra, ne do jua financojmë ato. Në se doni të bëni projekte për blegtorinë , ne sërish do jua financojmë ato. Ka këtu në potencial shumë të madh për të mëkëmbur. Rruga është shpresë dhe çdo projekt tjetër duhet ta financojmë”tha Berisha.