110 vjetori i lindjes së Koliqit, Zhiti: Jo dënim të së tashmes me gjymtim të kulturës
Sot në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve u përkujtua 110 vjetori I lindjes së shkrimtarit, vizionarit dhe mendimtarit të shquar shqiptar, Ernest Koliqi. Takimi komemorativ për të nderuar shkrimtarin e mirënjohur, një nga emrat më të shquar të letërsisë dhe të kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, u organizua nën kujdesin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Visar Zhiti.Në këtë takim morën pjesë personalitete të shquara të letërsisë e kulturës në vend, shkrimtarë, poetë akademikë, shkrimtarë të dënuar nga regjimi komunist, përfaqësues të shoqatave të ish-të dënuarve politikë.Në fjalën e tij Ministri Zhiti vlerësoi lart personalitetin krijues dhe kulturor të Ernest Koliqit, që la gjurmë të thella në kulturën kombëtare. “Fenomeni Koliqi i tejkalon vdekjet e veta, atë që është e natyrshme për jetë njerëzish dhe veprash, por dhe ato që ia dhanë plot me mëri , vdekjet si denim dhe hakmarje parake. Sipas sentencës latine mund të themi se vepra koliqjane tashmë i është vënë udhës së ringjalljes e jo vetëm të vetvetes”, tha Ministri Zhiti.Ministri Zhiti theksoi rendësinë e jashtëzakonshme të veprës së Koliqit dhe cilësinë e saj të vecantë gjithashtu.“Koliqi është shkrimtar i klasit të parë, që bashkë me Mitrush Kutelin, janë themelues të tregimit modern në letërsinë shqipe”, tha Ministri Zhiti.Në fjalën e tij Ministri Zhiti vlerësoi gjithashtu veprimtarinë e Ernest Koliqit si personalitet i Kulturës dhe i Arsimit."Me nismën e Koliqit janë botuar antologjitë e para të letërsisë shqipe, të folklorit shqiptar, është nismëtar i ngritjes së bibliotekave në qytetet e ndryshnme të Shqipërisë, ka kontribut të jashtëzakonshëm në shtypin kultuor si publicist dhe mendimtar. Ndërkaq atij i përket merita e padiskutueshme e përhapjes së Arsimit shqip në Kosovë. Ai dërgoi mbi 200 arsimtarë shqiptarë, normalistë, nga më të mirët në Kosovë, hapi atje shkollat shqipe dhe të parën shkollë të mesme. Me punën dhe përkushtimin e tij, Koliqi vendosi bazat e arsimit shqip në Kosovë, që do të sillte ato ndryshime rrënjësore në zhillimin e kulturës dhe formimin e elitave arsimore e kulturore në Kosovë në vitet që do të vinin".Ministri Zhiti theksoi se Ernest Koliqi me vizionin e tij është shkrimtari I parë që parashikoi vdekjen e Komunizmit dhe shembjen e regjimit totalitar nëpërmjet dramës së tij të njohur “Rrajët Levizin”.Në përfundim të fjalës së tij Ministri Zhiti theksoi se “ Kultura Shqiptare, e çliruar më shumë tashmë nga paragjykimet dhe sundimi I tepërt ideologjik, po kupton gjithnjë e më mirë të kaluarën dhe vlerat e trashëguara si një pasuri e përbashkët, që I duhen kthyer asaj që i përket, së ardhmes. Askush nuk ka të drejtë të denojë të tashmen me gjymtimin e Kulturës.Në takimin përkujtimor në nderim të Koliqit foli dhe shkrimtari Lazër Stani, duke vlerësuar gjuhën e tij dhe arritjet si dhe studiuesi i ardhur nga SHBA Z. Mërgim Korça i cili tregoi për njohjet me shkrimtarin Ernest Koliqi, për porositë e tij, për vlerat duke treguar se kultura shqiptare është më e pasur me të.