PS shpalos programin, Rama: 23 qershori betejë mes dy botëve, shqiptarët do zgjedhin Rilindjen

Kreu i socialistëve në fjalën e tij preferoi tu drejtohet në mënyrë të vecante qyetarëve dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët nuk merren dhe nuk konsumojnë politikë. I bindur për programin dhe skuadrën më të mirë kombëtare në këto 22 vite, Edi Rama tha se PS dhe “ Aleanca për një Shqipëri Europiane” janë në këtë betejë për qytetarët.
“Një muaj nga sot shqiptarët do të votojnë për të vendosur për të ardhmen e këtij vendi. Do të votojnë nëse do të qëndrojnë kështu duke e lënë vetën në inercinë e rrugës së rrënimit, me këtë qeveri pavarësisht skandaleve dhe dështimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit apo nëse me votën e tyre, do të ndryshojnë rrugën e vendit dhe të jetës së tyre duke hapur shtegun e një rilindje për një të ardhme me shpresa, apo për 4 vite të tjera si këto ,për një fillim të ri apo për të vijuar avazin e vjetër. Në këtë sallë, ne e dimë sesi do votojmë. Gjithkush këtu do të votojë, PS, sepse ne të gjithë jemi të përkushtuar ndaj vizionit dhe kauzës sonë të përbashkët. Ne gjithë jetojmë, hamë, pimë, tresim dhe flëmë dhe ngrysemi me politikë. Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të biem ndryshimin që ky vend meriton dhe ti japim shqiptarëve ‘rilindjen’ që duam. Por, duke u afruar data mes zhurmës dhe entusiazmit të fushatës, mes zotimeve dhe kundra zotimeve, pretendimeve të njërës pale dhe palës tjetër, mes flamujve të njërit kamp dhe të kampit tjetër, ne nuk duhet ta humbim arsyen themelore pse quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë, kjo arsye nuk ka të bëjë me ne, por me njerëzit që nuk hanë dhe nuk jetojnë për politikën. Me ata që në mëngjes dalin për të shkuar apo për të kërkuar punë, me ata që gdhihen me ankthin se cfarë do të gatuajnë për fëmijët e tyre, që nuk cojnë fëmijët në shkollë dhe ata që nuk kanë një rrogë se nuk kanë punë. Me ata që janë kocka, mishi gjaku dhe trupi, truri i këtij vendi, me njerëzit e zakonshëm. Njerëzit që do të vendosin nëse do na e japin apo jo votën dhe do të na ngarkojnë me përgjegjësinë për tu hapur rrugën e rilindjes duk u dhënë energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën që ne kemi për ta. Sigurisht është e lehtë të jesh lideri mes njerëzve të tu. E lehtë të flasësh dhe të lëshosh mesazhe familjare duke rëndit që të gjithë i dini përmendësh. Por këtu sot, nuk dua ti mbetet hatri askujt. Dua të mos flas për ju, por sot dua të flas për ata që jetojnë jetën jashtë rruzullit të politikës. Ata që janë arsyeja pse dhe ne jemi këtu së bashku, për ata që duhet të na japin mbështetjen dhe ata që ne kemi detyrimi ne madh ti nxjerrim nga rruga e mungesës së shpresës , pamundësive, papunësisë dhe braktisjes socialiste, për ata që ne kemi detyrimin nga e vetmja ëndërr që të lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë, dhe ti japim mundësinë bashkë me ne të shohin një ëndërr shqiptare që mund dhe do e realizojmë bashkë ne vendin tonë. Dua që ky të jetë rregulli themelor i fushatës, ne nuk jemi në këtë beteje për vete, por për njerëzit e zakoshëm të këtij vendi", theksoi Rama.
Më tej Rama tha se kjo nuk është një betejë mes të njëtave, por mes dy botëve.
“Ne e dimë se Shqipëria mund të bëhet vend më mirë. Kemi barrën e madhe që këtë që dimë ta përcjellim te cdo mendje dhe zemër të atyre që nuk janë të detyruar ta besojnë që prej vitesh gënjehen dhe zhgënjehen në pafundësi, që i ka bërë cinik edhe me veten e tyre. Kjo nuk është betejë mes dy të njëjtave, por mes Shqipërisë së shkuar dhe të ardhmes, një betejë mes dy botëve” tha ai.
Taksat, Rama: Zgjidhja fillon nga ndryshimi i sistemit aktual
“Pala tjetër thotë se ne kemi dyfishuar rrogat e mësuesve dhe cdo mësues duhet të jetë i lumtur të na votojë. Por sot është fakt se gjithë mësuesit dhe rrogëtarët e dinë se cka marrin nuk iu del të blenë cka blenë. E dinë që rrogat janë dyfishuar por jeta është shtrenjtuar shumë me tepër, ndërkohë ne u themi mësuesve dhe mjekëve, infermierëve dhe policëve dhe rrogëtarëve, se ka një gjë tjetër për tu bërë. Rritja e rrgoës në mënyrë hileqare, me rritje inflacioni dhe rritje cmimeve, nuk është zgjidhje por hile. Zgjidha fillon nga ndryshimi i sistemit të tashmit. Jo më taksë e sheshtë, ku mësuesja paguam më shumë se ministri i Arsimit. Taksimi i ndershëm do thotë kush fiton më pak paguan më pak taksa, kush fiton më shuam paguan më shumë. Për ata mjafton që të jetojnë mirë vetë bashkë me një grusht njerëzish , por ne duam të ulim taksat për 95 % të shqiptarëve. Ato janë partia e 5 % të njerëzve”, tha Rama
Taksat e biznesit të vogël: Si rriti Bashkia, por qeveria e korruptuar e TiranësKur keni qenë në Bashki taksat janë rritur? Është e vërtetë që taksat e sipërmarrjes së vogël , e të vetëpunësuarve janë rritur, por kush i rriti?! Taksa e biznesit të vogël në 2007, taksë që Sali Berisha (më falni që i përmenda emrin se kisha vendo mor me ja përmend) ...erdhi pas një ulje në 2006. U premtua nga kundërshtarët tanë në 2005 se do e përgjysmojnë, e përgjysmuan në 206 dhe 2007 filloi me taksë të përgjysmuar, por pasi e përgjysmuan i vunë biznesit të vogël taksën e tatimit mbi fitim. Dhe pas 1 viti i vunë dhe TVSH. Me propagandë gënje, gënje, gënje, deri sa të binden, do që të na bindë se ka shtruar mijëra kilometra rrugë, që të ngulë një të pavërtetë përmes propagandës, tipike fashiste, komuniste si të doni quajeni. E vërteta është se biznesi i vogël paguan 3 herë më shuma taksa, jo se ja rriti Bashkia e Tiranës, por qeveria e korruptuar e Tiranës. Cfarë do bëjmë ne. Do heqim taksën e biznesit të vogël, do përgjysmojmë tatimin mbi të ardhurat”, premtoi Rama.
Hysi për biznesin: Partneritet të ri, klimë lehtësuese
Tahiri për sigurinë: Në 300 ditë do rilindim policinë e shtetitNë prezantimin e programit për policinë, Saimir Tahiri u shpreh se që në 300 ditët e para të qeverisjes do të rimëkëmbet Policia e Shtetit.Pas 23 qershorit rikthejmë paqen shoqërore, garantojmë sigurinë e jetës.Në 300 ditët e para rilindim policinë e shtetit, pastrojmë shoqërinë nga armët.Profesionistet në detyrë dhe të larguar do vlerësohen, do pastrohet policia nga militantët dhe të paaftët.Do rishikojmë kuadrin ligjor dhe do rrisim pagat e policisë.Do strehojmë familjet, arsimojmë familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.
Shalsi për pasuritë kombëtare: Do rishikojmë të gjitha koncesionetDeri më sot i ka shfrytëzuar në mënyrë barbare pasuritë natyrore, dhe përfituesin ka qenë vetëm një klikë afër pushtetit.Prioriteti ynë:Vendosja dhe marrja nën kontroll e të gjithë pasurive shqiptare.Do i japim fund kontrabandës së naftës dhe evazionit në tregti me pakicë të naftës.Do të rishikojmë të gjitha koncesionet.Do të afrojmë paketa financiare apo fiskale për të tërhequr investitorë serioze me reputacion kombëtarë.Shqipëria ka të gjithë mundësitë për të shfrytëzuar të gjithë pasuritë kombëtare.Ky është misioni ynë që do e bëjmë realitet pas fitores së 23 qershor. Bare për mjedisin: Komunikim dhe transparencë me publikunDuke kujtuar përmbytjet në Shkodër, Besnik Bare premtoi se PS do të bëjë:Ndalimi i eksporti të lëndës drusore.Rehabilitimi i pyjeve të zonave të mbrojtura.Përfundimi brenda mandati të parë i trajtimit të ujërave të zeza në zonat bregdetare.Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kapaciteteve profesionale.Komunikim me publikun dhe transparencë me të.Tare për trashëgiminë kulturore: Reforma për menaxhimin, studimin dhe promoviminTare vuri theksin tek problemet më trashëgiminë kulturore duke premtuar se PS do kryejë me programi e saj:Reforma për menaxhimin, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.Do krijojmë legjislacion modern për ruajtjen e pejsazheve historike.Do krijojmë dhe menaxhojmë projekte të lidhura ngushtë me pushtetin vendor.Turizmi do konsolidojë Shqipërinë duke e kthyer në zinxhirin rajonal.Balla për korrupsionin: Ndëshkim cdo shkelësi të ligjitDeputeti Taulant Balla premtoi se programi “Për një rilindje shqiptare” do i japë zgjidhjeKulturës së pandëshkueshmërisë. (Janë zhdukur 1.2 miliardë dollarë)Do i kthejmë publikut cdo pasuri të fituar me korrupsionNdëshkim cdo shkelësi të ligjitTransparencë për cdo koncesionGoditje të korrupsionit dhe krimit fiskalRilindje për Shqipërinë dhe fitore kundër korrupsionitGjiknuri për pronat: Nuk do ekzitojë termi ish-pronarDamian Gjiknuri duke sjellë në vëmendje cështjen e pronave, akuzoi vajzën e kryeministrit Argita Berisha teksa premtoi zgjidhje përfundimtare, pasi sot sipas tij qytetarët përballen me dy zgjidhje:Të presin pafund certifikatën e pronës ose të japin 50% të pronës për certifikatën.Angazhohemi se:Nuk do ekzitojë termi ish-pronarDo evidentojmë pronat publike që fshihen në zyrtaret e ministriveProcesi i privatizimit të pronaveNë fund të mandatit të parë do përfundojmë procedurat për ndërtimet pa leje ( 800 dosje)Për pronat si publike dhe private, siguri dhe qetësi
Felaj për drejtësinë: Do clirojmë drejtësinë nga presioni për interesat politik dhe korruptivAngazhohemi:Drejtësi e pavarurShteti do sigurojë sipërmarrjetDrejtësi që krijon akses të plotë pa barrieraDrejtësi që funksionon dhe zbaton ligjinDo clirojmë drejtësinë nga presioni për interesat politik dhe korruptiv.Do e pastrojmë nga cdo shërbëtor pushteti
Gjermeni për shërbimet sociale: Fond kombëtar për shërbimet socialeRipërtëritja e shoqërisë fillon tek fëmijët edhe familjaAngazhohemiShërbimet universale për fëmijëtDrejtësi socialeStrehim për jetimët që aktualisht janë të papunë dhe të pastrehëFond kombëtar për shërbimet socialeDhënie përgjigjie përfundimtare e regjistrimit të fëmijëve rom dhe egjiptian
Harito për dixhitalizimin: Programin tonë duhet të fillojmë tek të rinjtëProgramin tonë duhet të fillojmë tek të rinjtëPaisje personale me tableta për cdo nxënës shkolle brenda mandatit të parë.Veliaj për të rinjtë: Shkolla të hapura për veprimtari artistike dhe kulturoreShkollat të hapura gjatë gjithë kohës për tu përdorur nga komuniteti për veprimtari artistike dhe kulturore.Kjo do jetë qeveria e parë që e ka kthyer cështjen e sportit me rëndësi.Do krijojmë qëndrën e parë olimpike për ata që janë të pasionuar.Do clirojmë klubet sportive, që rezultati të përcaktohet nga loja dhe jo kompanitë e basteve.Xhaçka për gratë: Fuqizim përmes punësimit dhe kualifikimit profesional të tyreGratë dhe vajzat vuajnë diskriminimin dhe dhunën në familje dhe akses të pakët në zyra.Cdo grua e papunë, duhet të votojë për PS, në mbështetje të zotimit tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes punësimi dhe kualifikimit profesional të tyreCdo nënë dhe grua duhet të në na votojë duke siguruar ne shërbimin e lindjes dhe shërbimet publike në mbështetje të mirëqenies së fëmijëve.Skemë rimbursimi për gjyshet.Vajzat e reja që jetojnë jashtë, bashkë do ndërtojmë stinët për të jetuar Evropën në vendin tonë.