PDIU prezanton kandidatët, Idrizi: Karta e vlerave na udhëheq në fushatë
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim me 140 kandidatët e kësaj force politike.Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se qytetarët kanë përgjegjësinë e ndryshimit dhe të transformimit në mënyrë që në vendin tonë të mos lulëzojë më dhuna dhe arbitrariteti."Ndryshimin duhet ta bëjmë vetë, askush nuk do e bëj për ne. Ne jemi të përkushtuar ndaj kauzës kombëtare dhe kauzës çame, jemi të përkushtuar ndaj doktrinës, parimeve dhe vlerave politike. Ne besojmë te Zoti dhe para Zotit jemi të barabartë. Shqiptarët të jenë më të vlerësuar dhe Shqipëria më e përparuar” theksoi Idrizi.Kreu i PDIU-së theksoi më tej se në Shqipëri ka varfëri debatesh e idesh, vlerash e programesh prandaj është koha që kjo të ndryshohet."Ne jemi ndryshe, parti idesh e parimesh, dinamikë, të lirë e demokratikë. Krenar që jemi shqiptar, që i përkasim qytetërimit tonë mijravjeçarë. Vlerat tona: dinjiteti, liria, barazia, ligjshmëria dhe solidariteti. Rinia, thelbi i punës sonë dhe i përpjekjeve tona.Duhet një shoqëri e madhe me Qytetarin të madh. Shoqëria e madhe, bashkëpunim për një Shqipëri më të begatë. Shoqëria e madhe, vendi ky qytetet dhe fshatrat veprojnë si komunitet.Shoqëria e madhe, liman i sigurtë i objektivit përfundimtar. Na duhet një shoqëri ku ripërtëritja morale e nevojat shpirtërore janë në thelb. Pa ligj e rend nuk mund të ketë liri. Shoqëria dhe shteti duhet ti shërbejnë të mirës së përbashkët.Shoqëria dhe shteti duhet të kujdeset për të varfrit e të dobëtit. Duhet barazi efektive mes burrit dhe gruas” shtoi Idrizi.Gjithashtu Idrizi shtoi se duhet të rritet identiteti kombëtar dhe të konsolidohet në shërbim të shoqërisë e shtetit.“Vlerat tona në përputhje me vlerat euroatlantike.Vlerat tona, pjesë e vlerave të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Na duhet një lëvizje e re, gjeneruese e ripërtëritjes morale.Duam një shoqëri me shkolla e universitete më të mira. Duam një ekonomi të fortë e vitale. Ky është angazhimi im e angazhimi ynë: Shqipëria e Bashkuar” shtoi Idrizi.