Debati për tre ligjet, Berisha: I votojmë nëse oferta është serioze

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se përveç kandidaturës së Spiro Kserës, kandidatët e tjerë të minoritetit për Gjirokastrën janë produkt pazaresh.Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Berisha e ka cilësuar kandidaturën e Kserës, si më të mirën në zonën e minoritetit."Për herë të parë në 20 vjet, përveç Spiro Kserës gjithë kandidaturat e tjera për minoritetin janë produkt pazaresh. Ftoj minoritetin të mbajnë shënim këtë situatë. Nuk mund t’i tregtojnë ato për interesa partiake të liderëve të paritvetë vetëquajtura opozitare, se opozitë nuk janë, të paktën dy partitë kryesore, jo PBDNJ" tha kryeministri.Gjithashtu Berisha theksoi se qeveria ka investuar 15 herë më shumë sesa qeverisja paraardhëse në qarkun e Gjirokastrës ndërsa nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryebashkiakët socialistë."Qeveria ka investuar 12 milionë euro në Gjirokastrën monumentale. Gjirokastra turistike është një nga objektivat. Ne kemi investuar në Gjirokastër në këto vite 15 herë më shumë se qeveria e mëparshme. Ne trefishojmë grantet për qeverisjen vendore, ato trefishojnë punonjësit e partisë brenda bashkive. Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës të pranojë standardet e qeverisë së vogël dhe do ketë grantet e nevojshme"tha Berisha.Kryeministri Sali theksoi më tej se majta ka trguar se është gjenerator i krizës ekonomike duke iu referuar edhe shtetit grek.“Jo vetëm që sollën krizën nga lakmia e tmerrshme e shpenzimeve por e përkeqësuan atë.  Ku është sot e majta greke, njeriu që i shkrujati Edi Ramës programin e PS-së” tha kryeministri.I pyetur në lidhje me kërkesën për miratimin e 3 ligjeve në Kuvend, kryeministri Berisha theksoi se nëse kjo është një kërkesë serioze është i gatshëm që ta mbledhë Parlamentin që nesër."Nëse Rama e ka seriozisht këtë zotim solem, Parlamenti mblidhet që nesër. I kërkoj Ramës të votojmë amnistinë që do bënim për 100-vjetorin e pavarësisë. Jo nuk është kusht për të votuar 3 ligjet por ta bëjmë në mbështetje të biznesit. Amnistia kërkon 3/5 dhe ai nuk e pranoi që ta votojë. Unë premtoj se nuk do të përfshijë asnjë politikan në mënyrë kategorike. Uroj që këtë mesazh ta shqyrtojë me seriozitet sepse biznesi e meriton plotësisht këtë. Vendet e qytetëruar e aplikojnë amnistinë. Shteti dënon, shteti fal. Sa për tre ligjet ia ka mbushur mendjen zoti Meta se pas kërkesës së Nasipit ai thotë vetëm ato që i thotë Meta.  Ai mund të bëhet kryetar i PS-së se kryeministër jam vetë. Unë do ti kërkoj kryetares së parlamentit që të ngrihemi dhe ti votojmë që nesër" tha kryeministri.Kreu i qeverisë theksoi se kryesocialisti Rama duhet t`u kërkojë të falur shqiptarëve për dëmin kolosal që ka bërë duke mos miratuar 3 ligjet e integrimit."Rama duhet ti kërkojë 200 herë të falur shqiptarëve që nuk i votoi duke u bërë një dëm kolosal, duke privuar vendin nga një pasaportë dinjiteti si dhe nga qindra euro grante nga KE për fermerët" tha Kryeministri.“Unë jam i kënaqur që të gjithë ata që kanë kontribute në PD janë rikthyer në PD. Prandaj dhe e kam mirëpritur Dashamir Shehin në PD edhe pse erdhi sëbashku me LZHK-në”u shpreh Berisha.

Kryeministri është pyetur nëse e përjashton mundësinë e një koalicioni pas zgjedhor me LSI-në për të cilën është përgjigjur: Ambicia e tij është kreu i PS-së, dhe si të rregulloj numrat për tu bërë kryeministër, aty e ka të pamundur sepse Shqipëria e ka Kryeministrin e vet”.

Për takimet e Ramës me presidentin austriak Heinz Fischer dhe me Hannes Svobodën, Kryeministri  shprehu rezerva, duke theksuar se deklaratat me pagesë nuk kanë asnjë vlerë për të.  

“Ndjeva keqardhjen më të thellë. Lajmi u dha por foto nuk kishte.  Nëse Rama është takuar me  presidentin Fischer dhe pasi ka dalë nga zyra kapi prej veshi një diplomat të ri imagjino ti çfarë i ka thënë Presidenti austriak vetes, imagjino ti se çfarë ka menduar ai për një politikan shqiptar bëri një veprim të tillë. Dhe ai zotëria e ka shndërruar fushatën e tij në fushatën e shkuljes së veshit. Shkon nga tubimi në tubim dhe u thotë më shkulni veshin. Ajo mendje që kapi për veshi diplomatin ajo mendje i thotë tu thotë shqiptarëve që janë të izoluar. Sa i takon takimit me Svobodën. Disa prej këtyre zotërinjve që erdhën në Tiranë dhe bënë deklarata sot po shkruajnë kujtimet në qelitë e burgut për korrupsion.  Për mua çdo lloj vlerësimi për politikanët shqiptar është vlerësim, por kur bëhen deklarata me pagesë ato nuk kanë asnjë vlerë.  Nëse doni deklaratata për Sali Berishën unë mund të mbledhë 5 çdo ditë por unë merrem me qytetarët”.