Pas “urdhrit” për të qëndruar në BE, Obama i tregon forcën në golf Kamerun

Mes debateve të nxehta mbi qëndrimin apo daljen e Britanisë së Madhe nga zona euro, Presidenti amerikan Barak Obama e ka shfrytëzuar vizitën e tij edhe për pak relaks.Sëbashku me kryeministrin David Kamerun ata kanë zhvilluar një lojë golfi në Klubin Grove në Hertfordshire.Obama ka arritur të gjejë kohën mes axhendës së tij të ngjeshur dhe përballjen me Kamerun e ka zhvilluar pasi vizitoi teatrin Globe dhe foli këtë mëngjes në një aktivitet në London Q&A.Autokolona e zotit Obama udhëtoi 20 milje deri në Klubin Grove për një raund golfi këtë pasdite, duke vazhduar kështu traditën e tij për të sfiduar udhëheqësit e botës.Sipas statistikave jozyrtare kjo ishte loja e 286 e golfit e zotit. Obama si President.Obama e ka sfiduar Kamerun, i njohur më shumë si një lojtar tenisi. Presidenti amerikan është kritikuar jo rrallë mbi këtë hobi të tij.Një rast i tillë ishte në vitin 2014, ku sapo mbajti një deklaratë të zymtë mbi vrasjen e gazetarit amerikan James Foley nga militantët e Shtetit Islamik, u hodh në fushën e golfit.200 300 400 500 600