Shoqërimi i Neranxit në polici, Berisha kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Akt banditesk
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të biznesmenit të njohur Nikollaq Neranxi.Përmes dy postimeve njëra pas tjetrës, Berisha e cilëson një akt hakmarrje primitive te qeverisë ndaj avokatit të fuqishem te biznesit shqiptar. Berisha apelon Prokurorinë të vendosë para ligjit autorët e urdhrit të atij që e quan akt të shëmtuar shtetëror.“Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shteteror”.Sakaq në postimin e dytë, Berisha bën publik një mesazh të marrë nga zoti. Neranxi në momentin që policia ka ndërhyrë në biznesin e tij për ta arrestuar, ku dhe po mbahej dita e parë e panairit të kulinarisë, aktivitet ky i përvitshëm nga ana e tij.