Ish-drejtori i CEZ i përfshirë në skandalin “Panama Papers”
Si shumë vende të tjera, edhe Çekia është përfshirë në skandalin e “Panama Papers”. Biznesmenë të shumtë, të cilët janë marrë kompanitë e mëdha shtetërore pas privatizimeve në vitet 1990 e më pas, kanë fshehur të ardhurat e tyre në kompanitë “OfShore”.Qendra Çeke për Gazetarinë Investigative hedh dyshime të forta se “CEZ Group” mund të jetë e përfshirë në skandalin e pastrimit të parave të njohur si “Panama Papers”.Në skandal është përfshirë edhe edhe Martin Roman, një nga ish-biznesmenët më të fuqishëm të Çekisë dhe ish-drejtori i CEZ Grup, i fokusuar tek energjia.Kompania CEZ bleu edhe operatorin e shpërndarjes së energjisë në vendin tonë, çka më vonë shteti shqiptar u detyrua të shfuqizonte marrëveshjen.Në skandal është përfshirë edhe Radek Mensik, partner biznesi i Martin Roman, i cili gjithashtu me biznese të mëdha në vend. Sipas dhënave Panama Papers, Radek Mensik është aksionari i vetëm i kompanisë me bazë “Seychelles Investdevelop Ltd”.Republika Çeke ka biznese të shumta të regjistruara në det të hapur. Sipas Agjencisë Investigative, rreth çerek milionë dokumente të Mossack Fonseca i përkasin biznesmenëve çekë, ndërsa lista e tyre është 300 persona.Në listë janë njerëz të fuqishëm, shumë prej tyre të dënuara për krime financiare, lobistë, tregtarë diamantesh dhe shumë prej atyre të përfshirë në skandale korrupsioni.Në ndihmë u kishte ardhur një bankë në vend e quajtur eBanka, e cila tashmë është mbyllur nga shteti. Banka kryente pastrimin e parave të biznesmenëve vendas me kompanitë në det të hapur./Ora News/