Kampionia Majlinda Kelmendi: E lumtur që flamuri i Kosovës valoi në Rusi

Pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, nën brohorimat e qytetarëve që dolën për të pritur dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, të cilat nga Kampionati Evropian i Xhudos në Rusi kthehen me trofe, ka pasuar një konferencë për media në hapësirat e aeroportit.Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, dy xhudisteve kosovare u dhuroi flamurin e Kosovës përpara se të nisin me fjalimet e tyre para mediave.Ndërsa, Kelmendi tha se ndjehet e lumtur që ka mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i bëj të lumtur të paktën për disa ditë, dhe t’i harrojnë problemet e shumta në Kosovë.“Po vazhdojmë me dëshmu që sporti është ambasadori më i mirë në Kosovë. Po ndjehem shumë e lumtur që po kam mundësi me iu ba me i harru problemet e shumta që i kemi në Kosovë, së paku për dy tre ditë apo një javë”, tha Kelmendi.Ajo tha se është ndjerë e lumtur që u dëgjua himni i Kosovës dhe valoi flamuri i Kosovë në Rusi.“E di ndjenjën se si është të jesh i diskriminuar mes sportistëve të tjerë. Këtë radhë jam ndjerë shumë e lumtur”, tha ajo.Ajo e falënderoi edhe kryeministrin Mustafa për pritjen e organizuar.Ndërsa, Mustafa tha se mburret me rezultatet e dy xhudisteve kosovare.“Po presim sportistet tona më të mëdha, Majlindën e Norën. Mburremi për rezultatet e tyre. Për atë që i kanë dhënë Kosovës me këtë rast. Uroj që këso fitore të na sjellin edhe nga lojërat olimpike. Fitorja e tyre flet për sportistët tanë. Flet edhe për nevojën që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian që të shprehin aftësitë e tyre”, tha Mustafa.Ndërsa, Nora Gjakova duke falënderuar trajnerin e saj për përgatitjen, tha se është e lumtur që përveç Majlinda Kelmendit, që fitoi të artën, edhe ajo fitoi të bronztën në këtë kampionat.“Eksperiencë e jashtëzakonshme. Është mirë që kam fituar edhe unë medalje në Kampionaitn Evropian. E falënderoj trajnerin që ka arrit të na përgatis që të korrim fitore”, tha Gjakova.Në këtë konferencë, Driton Kuka shpalosi edhe detajet se si u bë puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetëror i Kosovës.Ai tha se kjo ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të vijë vetë që të vendos flamurin kosovar.“Putini ka qenë OK për të vendosur flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka. /KosovaPress/1001 2 3 4