Manastiri
Shërbeu në vitet e errëta të komunizmit si dega e punëve të brendshme, aty ku regjimi mori vendimet e egra deri edhe me pushkatim të qindra bijve të këtij vendi, intelektualëve të shquar të Shkodrës.Pas viteve ’90 e deri në 1998-ën pas trazirave të marsit vijoi të shërbente si komisariati i policisë së Shkodrës.Sot pas shumë përpjekjesh i është rikthyer pronarëve të vërtetë, fretërve Françeskan të cilët vendosen ta kthejnë në manastirin e Shën Kjarës së Asizit.Prej 13 vitesh prezente në tokën shqiptare, ato përjetojnë një moment të shënuar pasi kanë finalizuar ndërtimin jo vetëm të Manastirit, por edhe Kishës së re që do të shërbejë si vend lutjeje e paqeje, aty ku pak vite më parë derdhej gjak.Madre Diana Papa: Jemi motrat e varfra te Shen Kjarës dhe ky eshtë një moment i veçantë pikerisht dedikimi i Kishës. Një vend në qendër të qytetit nga ku do të ngrihet lutja ndaj Zotit. Ky është vend lutjeje, ku personi mund të gjejë sensin e jetës, e mund të ndriçojë cdo moment të egzistencës së tij. Për ne ky sens quhet Jezu Krisht. Jemi këtu në gjurmët e Shën Kiarës e Franceskut dhe si ata kërkojmë cdo ditë të jetojmë në bashkim të shenjtë. Jetojmë pa asgjë, por vlerësojmë që vijnë shumë njerëz e na ndihmojnë. Jetojmë në degjese me Zotin, të mbyllura nga kontakti fizik me boten, por jo te ndara nga realiteti. Madre Ludovica Loconte: Ne e kujtojme ende ate ditë kur motrat e kesaj bashkesie lanë Shqipërinë dhe erdhen në Pulja, për të kërkuar një tokë të premtuar ku mund të jetojnë më në fund në liri, në rrugën e besimit. Por nuk e dinin se toka e premtuar, ajo e Puljas do të ishte një tokë nga ku do të ktheheshin serish në Shqipëri të shoqëruara nga motrat e Otrantos, me të cilat më pas janë rritur dhe përgatitur për këtë thirrje. Një kënaqësi e madhe, kur kuptuam se ky udhëtim ishte një rrugetim për tu kthyer në një botë të re, ku mund ta sillnim këtu Kjarën. Ta përkthenim Shen Kjarën në gjuhën tuaj, në besimin dhe mentalitetin tuaj. Edhe të shprehim vëllazërinë Shqipëri – Itali në tokën tuaj. Të kthehemi në këtë vend, e për të thënë se mesazhi i Kjarës është një mesazh shprese, jete, paqeje, drite. Pastaj për të kompletuar këtë shtëpi, që ishte shtëpia e Fretërve, me pas e policisë dhe Martirëve. Mungonte Kisha e cila tashme u ndertua. Mendoj se historia u kompletua dhe urimi është që nga sot e në vijim, kjo shtëpi të bëhet e të gjithëve, vend takimi me Zotin, shtëpi vëllazerie. Të vazhdojë të jetë pikë takimi e lutjeve mes Shqipërisë dhe Italisë, mes besimtareve. Misionaret e “Shën Kjarës” jetën ja kanë kushtuar besimit dhe ato nuk dalin nga Kuvendi, por ditet i kalojnë të mbyllura në lutje.