Biznesmeni Neranxi shoqërohet në polici: Po më dëmtojnë biznesin

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është shoqëruar në komisariatin nr. 6 në Tiranë pasditen e së shtunësAi ishte shpallur më herët në kërkim nga policia rreth orës 16:00, por vetë Neranxi u dorëzua pak më vonë në komisariat.Pas kësaj, policët kanë tentuar ta shoqërojnë por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6. më pas policia njoftoi dhe për shoqërimin e Nikollaq Neranxit.Biznesmeni ka deklaruar për Ora News se është ndaluar padrejtësisht pasi po kërkohet t’i dëmtohet biznesi.Ai tha se është provokuar në kohën kur ka qenë në panair ku kishte shumë të ftuar.Sipas Neranxit, ky është një sulm politik dhe policia ka gjetur ditën e sotme për ta mbajtur edhe të dielën në komisariat pasi është ditë pushimi.Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim në Facebook publikon një mesazh që i ka ardhur nga vetë Neranxi.Në mesazh sipas Berishës, shkruhet: "Në këto momente qe jam në punën time, në pronën time dhe po bej një aktivitet për të cilin kam muaj që përgatitem, ne pronën time, policia e shtetit qe paguhet me taksat e mia, ka ardhur te me arrestoje. Nuk kam bere asnjë krim për të cilin ato po e bëjnë këtë veprim. Merrni masa për këtë marrëzi!. N.Neranxi"Në një komunikatë të shpërndarë, policia bën me dije se rreth orës 16:10 minuta të ditës së sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë - Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.“Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi N. N. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij, të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6”, informon policia, duke shtuar se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.Nikollaq Neranxi është President i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut të Shqipërisë dhe mjaft aktiv në publik muajt e fundit. Ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë./Ora News/[caption id="attachment_730060" align="alignnone" width="640"]NERANZI Nikollaq Neranxi në polici[/caption][caption id="attachment_730065" align="alignnone" width="640"]NIKOLLAQ 1 Nikollaq Neranxi në polici[/caption][caption id="attachment_730066" align="alignnone" width="411"]nikollaq 2 Nikollaq Neranxi në polici[/caption][caption id="attachment_730067" align="alignnone" width="411"]NIKOLLAQI Nikollaq Neranxi në polici[/caption]