Neranxi përpara ndalimit: Njoftoni ambasadat, nxirrni jashtë policët
Në momentin përpara arrestimit, biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi i drejtohet me një fjalë punonjësve të kompanisë së tij, duke u bëri thirrje që të njoftojnë ambasadat për atë që po i ndodhte.Ai u kërkon punonjësve që të nxjerrin përjashta punonjësit e policisë, duke nënvizuar se ata kishin ardhur pa mandat arresti.Neranxi merr mikrofonin, teksa policët ndodheshin në derën e kompanisë për ta ndaluar.Më vonë, ai është vetëdorëzuar pranë forcave të rendit, të cilët ndodheshin në dyert e kompanisë së tij.Neranxi: “Unë do shkoj në polici për tu sqaruar. Të nderuar pjesëmarrës njoftoni ambasadat, Shqipëria dhe shqiptarët po rrezikojnë. Nuk duhet të jenë polica, ata duhet të jenë polica, shikoni dokumentet. Nuk ka mundësi të jenë polica, policia e shtetit është e respektuar nga ne. Ata kanë ardhur pa mandat të arrestojnë kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë. Nxirrini përjashta, përjashta, përjashta”, shprehet Neranxi në video./Ora News/