Rama: Moment mbresëlënës tërheqja e Dokles nga gara

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për tërheqjen nga gara për anëtar Kryesie të deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle.Megjithëse nga gara u tërhoq edhe deputetja Arta Dade, Rama ka zgjedhur të falënderojë një nga deputetët më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë. Dokle ka paralajmëruar më herët se nuk do të garonte më për të qenë deputet.Rama: Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste.  Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët: "Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t'i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!". Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë./Ora News/