Kryesia e re e PS-së, ja 13 shokët dhe 7 shoqet që u zgjodhën sot

Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të Asamblesë së re Kombëtare, pas zgjedhjes së anëtarëve të saj në Kongresin e 19 marsit. Kjo mbledhje kishte në rend dite konstituimin e Asamblesë së Re dhe zgjedhjen e organeve më të larta të kësaj partie.Asambleja Kombëtare ka 286 anëtarë dhe në votimin e sotëm morën pjesë 271 prej tyre.Në njoftimin për media të PS-së, thuhet se në një votim tërësisht demokratik dhe transparent, anëtarët e Asamblesë zgjodhën 20 anëtarët e Kryesisë së re, si dhe votuan kandidaturat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste.Kështu në përfundim të procesit të numërimit të votave, rezultatet janë si më poshtë:Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka marrë 266 vota pro nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme.Asambleja ka votuar për 7 shoqe dhe 13 shokë për anëtarë të Kryesisë:1. Arben Ahmetaj -216 vota2. Armando Subashi -177 vota3. Blendi Klosi -241 vota4. Damian Gjiknuri -210 vota5. Ditmir Bushati -219 vota6. Eglantina Gjermeni -226 vota7. Erion Veliaj -236 vota8. Erjon Braçe -208 vota9. Evis Kushi -167 vota10. Fatmir Xhafaj -214 vota11. Lindita Nikolla -177 vota12. Mimi Kodheli -219 vota13. Niko Peleshi -214 vota14. Olta Xhaçka -166 vota15. Pandeli Majko -241 vota16. Saimiri Tahiri -234 vota17. Taulant Balla -208 vota18. Valentina Leskaj -163 vota19. Vangjush Dako -181 vota20. Vasilika Hysi -197 votaNdërkohë është votuar edhe Sekretariati Ekzekutiv:1. Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino, ka marrë 260 vota;2. Sekretar për Organizimin Dixhital, Alfred Peza, ka marrë 247 vota;3. Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini, ka marë 249 vota;4. Sekretare për Rininë, Elisa Spiropali, ka marrë 243 vota;5. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokdhima, ka marrë 217 vota;6. Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti, ka marrë 246 vota;7. Sekretar Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj, ka marrë 240 vota.Pas përfundimit të këtij procesi në një reagim në rrjetet sociale kryetari, Edi Rama, e cilësoi si një tjetër tregues i demokracisë në Partinë Socialiste."Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste. Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, ‘Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t'i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!’. Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë"- u shpreh Rama.